Feronikeli e ka fituar derbin dje ndaj Llapit me shifrat 1:0, sfidë e cila i takoi xhiros së tetë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli ka triumfuar në udhëtim ndaj Llapit me golin e Astrit Fazliut në minutën e 72-të të ndeshjes, megjithëse në pjesën më të madhe të lojës ka luajtur me një lojtarë më pak pas përjashtimit të Kastriot Rexhës në pjesën e parë.
Pas ndeshjes trajneri i Llapi, Bylbyl Sokoli, ka thënë se thotë se ky është maksimumi i Llapit.
“Një gabim që ndodhi në pjesën e dytë ka kushtoi shumë. Djemtë e dhanë maksimumin dhe ky është maksimumi i këtij ekipi. Pa Zhdrellën, Januzin, Kelmendin është e vështirë të luhet. Ndeshja ka filluar mirë taktikisht, por një gabim na kushtoi. Kemi probleme me numër të lojtarëve”, ka deklaruar kryetrajneri i Llapit, transmeton Llapi.info
Në anën tjetër, drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Llapi ka ekip për ta fituar titullin.
“Llapi ka skuadër për titull kampioni dhe ka organizim të mirë. Forca Djema”, ka shkruar Batatina.
Ndryshe, pas humbjes ndaj Niklit, tani llapjanët ndodhen momentalisht në pozitën e dytë me 16 pikë, katër më pak se lideri Feronikeli./Llapi.info






