Lokale - eSIMy

Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rodrigo Rato, është dënuar me katër vjet e gjysmë për keqpërdorimin e kartelave të kreditit të kompanisë kur ka punuar në bankën shtetërore, “Bankia”.

Lajmin e ka konfirmuar të mërkurën Gjykata Supreme e Spanjës, njofton Klan Kosova.

Rato, i cili ishte ministër i Ekonomisë në Spanjë dhe një figurë e shquar në Partinë Popullore në pushtet (PP) përpara se të shkonte në FMN, kryesoi Bankia-n për dy vjet.

Në vitin 2007, gjykata e konsideroi Raton përgjegjës pasi që e mbikëqyri keqpërdorimin e kartelave të kreditit dhe tha se se ka mundur të ndryshonte praktikën që përfshinte dhjetra drejtues tjerë dhe anëtarët e Bordit të Bankia-s.

Rato kishte mohuar çdo keqpërdorim duke argumentuar se shpenzimet që ai ka paguar për kartat e kreditit të Bankia ishin të ligjshme.