Ka përfunduar pjesa e parë në mes Llapit dhe Feronikelit në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.
Në këtë gjysmë pjesë, e cila ishte paksa e tensionuar, që të dy ekipet luajtën një lojë të baraspeshuar.
Në fillim Llapi mori iniciativën duke i liruar rrugë pastaj Feronikelit i cili kishte disa raste shënimi por jo edhe aq serioze sa për të shënuar gol.
Luheshin minutat e fundit të pjesë së parë kur pas një ndërhyrje jo sportive nga ana e futbollistit të Feronikelit, Kastriot Rexha, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi atë me karton të kuq.
Me shifrat 0-0 u përmbyll edhe pjesa e parë e takimit në mes kreut të tabelës dhe vendit të dytë./Llapi.info







