Lokale - eSIMy
Po vazhdon adresimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje drejt protestuesve të cilët janë mbledhur në shesin ‘Skënderbe’ për të protestuar kundër Hashim Thaçit dhe idesë së tij për “ndarje të Kosovës”.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, ka folur për nënshkrimin e Thaçit që e ka vendosur në vitin 2013 për themelimin e ‘Asociacionit me shumicë serbe’.

“Thaçi e bëri ndarjen e Mitrovicës. Nuk e tha asnjë fjalë për Luginën edhe kur u hoq Lapidari. Është po i njëjti i cili deshi ta bëjë ‘Zajednicën’ në Kosovë, derisa Lugina po zbrazej.

Përfaqësuesit e Luginës kanë kërkesa të qarta dhe kanë unitet që kërkojnë bashkim me Kosovën. Këtë e kanë thënë edhe kur ndodhnin negociatat me Serbinë”, është shprehur Aliu.

Ai ka thënë se do ta ndalin Thaçin sepse me të as nuk do të bashkohet Lugina e Preshevës dhe as nuk do ta ruhet sovraniteti i Kosovës.