Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në adresimin e tij para pjesëtarëve të FSK-së, ka folur për transformimin e kësaj Force.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizmin e vet është krenari e çdo qytetari të Kosovës. Ju duhet të ndiheni mirë sepse jeni institucioni më i respektuar dhe i nderuar i qytetarëve të Kosovës por edhe i Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë”.
“Me angazhimin e çdo pjesëtari të FSK-së, FSK është një forcë matet me profesionalizëm, aftësim me çdo forcë të shteteve të NATO-s, jo vetëm për përgatitjen profesionale dhe usntarake, por për frymën e gjithëpërfshirjes dhe tolerancës që ju keni zhvilluar, për çka ju përgëzoj të gjithëve”.
“FSK gjithmonë në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët tanë perëndimorë ka arritur pikën ku është e gatshme të marrë përgjegjësitë shtesë – ato të një ushtrie të vërtetë”.
“Procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës definitivisht ka hyrë në fazën e fundit, kjo nënkupton që në muajit në vijim në Kuvendin e Kosovës të miratohen tri ligje për FSK-në në procedurë krejt të rregull – Ligji për Mandatin e ri të FSK-së, Ligji për Statusin e Pjesëtarëve të FSK-së, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes”.






