Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person rreth të 40-ve ka vdekur sot rreth orës 11:00 në fshatin Sylejvicë të Podujevës,  pasiqë i njëjti është rrokullisur me traktor, raporton Llapi.info.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili shkurt tha se personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Siç merr vesh portali personi në fjalë është E. B nga fshati Metehi./Llapi.info