Lokale - eSIMy

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të shtetit, Hashim Thaçi është parë në veri, te liqeni i Ujmanit.

Kjo bëhet me dije në një fotografi të siguruar nga KTV-ja.

Mësohet se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë ditës ka paralajmëruar se do të jetë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 14:00 aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.

KosovaPress mëson se Thaçi ka shkuar që disa orë në atë pjesë dhe shpejt pritet të mbaj edhe një fjalim. Derisa për sigurinë e tij janë marr masa, atje ndodhet edhe njësia speciale.

Pikërisht për prezencën e tyre tashmë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe ai ka thënë ushtrisë së tij që të qëndrojnë në gatishmërinë më të lartë ushtarake, meqë ROSU ndodhet në Ujman.

Thaçi në Ujman?