Shefi i GP-së së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar padi ndaj një portali pasi e ka cilësuar si të rrejshëm lajmin e publikuar sot ku thuhet se ai ka kërkuar nga BE që të mos u hiqen vizat kosovarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të Levizjes Vetëvendosje në Facebook thuhet se lajmi është i pavertetë dhe është bërë me qëllim që të dëmtohet protesta e organizuar për sot.
Njoftimi i plotë i tyre:
Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca do ta padisë portalin “Indeksonline” për lajmin e rrejshëm “Deputeti i Vetëvendosjes i kërkon BE-së të mos i heq vizat për Kosovën”. Ky lajm i publikuar në ditën e protestës, disa orë para se të fillojë, është bërë për ta dëmtuar pjesëmarrjen në protestë. Është lajm dashakeq për nga qëllimi dhe krejt i pavërtetë për nga përmbajtja.






