Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha në New York tse në takimin e ardhshëm me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit të për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me siguri do të flitet për Kosovën.
Sipas saj, zyrtari i lartë amerikan është pika e parë e “kontaktit” të Serbisë për bisedime mbi Kosovën.
“E pashë Mitchell edhe mbrëmë në pritjen e organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe (Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk). Natyrisht, do të flasim për Kosovën, ai është pika jonë e parë e kontaktit për bisedimet rreth Kosovës. Mendoj se është e pabesueshme të shohësh qëndrimin e Amerikës. Nuk ka më vija të kuqe, por vetëm mundësi të kompromisit “, theksoi ajo.






