Lokale - eSIMy

Prokurori i çështjes Rexhep Maqedonci tha se arsyeja e arrestimit të deputetit Shkumbin Demalijaj është kanosja që deputeti i ka bërë ish-prokurorit Elez Blakaj përmes deklaratave të tij në televizionin publik RTK si dhe në një prononcim të tij të mëvonshëm në televizionin T7.

“Është arrestuar deputeti Shkumbin Demalijaj me kërkesë timen. Për veprën penale kanosje, për dy deklarata të tij të dhëna në media, në televizionin publik RTK ka kanosur publikisht prokurorin e Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, kjo me datën 17 ndërsa të njëjtën e ka përsëritur me datën 25 shtator të vitit 2018 në televizionin T7 në emisionin Frontal”, deklaroi për kallxo.com prokurori Maqedonci.

Ai më tej tha se nesër pritet që të mbahet seanca ndaj deputetit duke deklaruar se Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

Arrestimin e Demaliajt e ka konfirmuar më herët për lajmi.net edhe zëvendëskryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.