Ministrja e jashtme e Austrisë Karin Kneissl, e cila po qëndron në Nju Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, planifikon të bisedojë me homologun e saj amerikan Mike Pompeo mbi marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.
Ajo, siç transmeton Insajderi, pas arritjes në Nju Jork ka deklaruar për gazetarë, se po planifikon të bisedojë me Pompeon për Evropën Juglindore, në mënyrë të shkëmbejnë vlerësimet e gjendjes.
SHBA, sipas fjalëve të saja, janë shumë të interesuara për vlerësimin dhe eksperiencën e Austrisë, sidomos sa i përket zhvillimeve më të reja të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kneissl do ta mbajë fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të KB të shtunën, me fokus në nevojën e politikës së jashtme të bazuar në rregulla dhe të drejtën ndërkombëtare.






