Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në New York, ka takuar personalitete nga komuniteti shqiptar në SHBA.
Haradinaj ka thënë se “Kosova është me fat që në krah ka miq si ShBA-të”, njofton Klan Kosova.
Më poshtë statusi i plotë i Ramush Haradinaj:
Këtë miqësi dhe këtë pozicion të vendit karshi politikës amerikane, e kemi arritë falë rolit të pazëvendësueshëm të komunitetit shqiptarë që jeton në ShBA.
Pata nderin që në New York të takoj një pjesë të tyre, që storien e Kosovës ditën si ta prezantojë dhe sot falë kontributit të tyre, ne e kemi këtë partneritet strategjik me ShBA-të.
Faleminderit Eliot Engel, Harry and Lisa Bajraktari, Agim Rexhaj, Mark Gjonaj, Sal Rusi, Avni Gecaj, Luan Bukolla dhe dhjetëra bashkëatdhetarë të të tjerë përtej Atlantikut!
U jemi mirënjohës përjetë!






