Disa veteranë kanë bërë ankesa sot në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për përfshirjen e emrave të tyre në listat e publikuara ku dyshohen si “veteranë të rrejshëm”.
Ditë më parë u publikuan emrat e rreth 20 mijë të dyshuarve si veteranë të rrejshëm, ndërsa shumë prej tyre janë ankuar se pa të drejtë emrat e tyre janë përfshirë.
Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së deklaroi se të paktën 4000 emra nga këta 20 mijë janë të sigurt se ishin veteranë të vërtetë.







