Janë zhvilluar sot katër ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi ka shënuar fitore në udhëtim tek Drita, me rezultat 1:2, njofton Llapi.info
Llapjanët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Fiton Hajdarit.
Gjilanasit barazuan në minutën e 37-të me golin e Bujar Shabanit.
Por, Llapi u rikthye në avantazh me golin e Festim Alidemaj për epilogun përfundimtar 1-2.
Llapi me këtë fitore arrin kuotën prej 9 pikësh të tubuara me tri fitore e një humbje.
Nga ana tjetër, Drita e pësoi edhe humbjen e tretë në këtë fillimsezoni në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi numëron vetëm tri pikë nga katër xhirot e para, nga vetëm një fitore dhe tri humbje./Llapi.info






