Lokale - eSIMy

Edon Zeqiri, Arbnor Ramadani e Ilir Blakçori janë vetëm disa prej futbollistëve të Llapit që po luftojnë për një vend në përbërjen e parë.

Në tri duelet e para kampionale, kjo treshe nuk ka startuar asnjhërë, duke bërë që ata bashkë me disa lojtarë tjerë të bëjnë bankën e luksit për trajnerin, Bylbyl Sokoli, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, Sokoli pritet të ketë opsione të shumta gjatë kampionatit kur dihet se ai është shumë i gjatë dhe mund të jetë i paparashikueshëm.

Llapi pas tri xhirove të para ka tubuar gjashtë pikë. Në xhiron e katërt, llapjanët janë mysafirë të Dritës.