Drejtori Sportiv i Llapit, Tahir Batatina, ka folur për fillimin e kampionatit të ri në IPKO Superligë që fillon këtë javë.
Batatina për ‘Sport-24h.net’ ka thënë se futbolli kosovar ka ndryshuar për të mirë.
“Mendojë se gjërat në futbollin kosovar kanë ndryshuar për së miri, pasi që organizimi i mirë i skuadrave dhe ngritja e nivelit të futbollit po tërhjek shumë donator që ti bashkohen futbollit dhe të ngritën skuadrat kosovare në nivele të larta sportive ku pikërisht në këto dy vitet e fundit, pas pranimit të futbollit në familjen e madhe të FIFA-s dhe UEFA-s ka ndryshu për 50% për së miri futbolli.
Duke e parë se krahas organizimit të mirë klubet munden edhe të përfitojnë mjete financiare ku ende më shumë do të ngritët niveli i futbollit, arsyeja se jetojmë në ni vend ku zoti na ka dhuru talentin, por sa mundemi ne ta ngrisum dhe ta zhvillojmë kjo do të varet nga politikat e mirëfillta sportive që duhet të ndiqen nga organet më të larta si shtetërorë.
Por, pikërisht nga institucioni jonë përgjegjës FFK-ja që të organizojë sa më shumë seminare për trajner që trajnerët kosovar ta marrin modelin dhe konceptin e klubeve evropiane me stërvitje bashkohore dhe të avancuara”, tha fillimisht Batatina.
Më tej Batatina ka përmendur katër skuadrat që sipas tij, janë rivale për titullin kampion.
“Mendimi im për sezonin e ri është se do të jetë ni rivalitet i fort mes katër si Feronikeli, Prishtina, Drita dhe Llapit por nuk përjashtohet mundësia edhe ndonjë skuadër nga plani i dytë të jetë rival i denjët për titull”, vazhdoi Batatina.
Ish trajneri i skuadrës, ka shtuar se Llapi këtë kampionat e meriton Evropën.
“Objektivat e Llapit janë ta ruajë pozitën që e lamë në kampionatin e kaluar ose të jetë në mesin e katër skuadrave të para në tabelë dhe të mendojë seriozisht ta kap Evropën. Sepse me organizimin e mirë ne skuadër me ardhjen e donatorëve të ri në skuadër mendojë Llapi e meriton Evropën këtë kampionat si nga fondi i lojtarëve, por edhe nga një organizim i mirë që është bërë në Llap”, përfundoi Tahir Batatina.