Pas operimit të portierit Bledar Hajdinit, është operuar me sukses edhe sulmuesi i Llapit, Alban Rexhepi, njofton Llapi.info
Sipas njoftimit të klubit, operimi i Rexhepit është bërë me rekomandim të stafit mjekësor të klubit.
“Alban Rexhepi dje në orët e para të mëngjesit me rekomandim të stafit mjekësor të klubit është nisur për QKUK ku me urgjencë futet në operacion për shkak të problemeve me stomakun. Albani e ka kryer operacionin me sukses, klubi, stafi i trajnerëve dhe bashkë lojtarët i dëshirojnë shërim dhe rikthim të shpejtë në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info






