Lokale - eSIMy

Alban Rexhepi do të jetë pjesë e Llapit në edicionin e ri.

Klubi nga Podujeva e ka prezantuar futbollistin që së fundmi ishte pjesë e Ferizajt.

“Alban Rexhepi është transferimi më i ri i skuadrës së Llapit. Ai nënshkruar kontratë 1 vjeçare dhe në këtë edicion do t’i mbrojë ngjyrat e Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rexhepi si lojtari i ri i Llapit theksoi: “Arsyeja kryesore që iu bashkova Llapit është organizimi profesional i klubit, synimet e klubit si dhe stafi me trajnerin Bylbyl Sokoli. Premtoj maksimumin për klubin që të arrihen synimet tona”.

Alban Rexhepi është 22 vjeç, i lindur më 15.12.1995 në Gjilan. Sulmuesi i krahut ka luajtur për skuadrat e Gjilanit, Dritës etj, teksa ka bërë karrierë edhe tek Laçi në Shqipëri./Llapi.info

Fotografia e K.F. Llapi