Gjatë muajit marsit veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 61 mijë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njofutar se janë vendos shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Klinës, Deçanit dhe Gjilanit.

Drejtoria e Lojërave të Fatit, njofton se do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.