Partia e Gëzim Kelmendit, FJALA ka bërë përzgjedhjen e kandidatit të saj për kryetar të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Xhevdet Maloku është i përzgjedhuri i kësaj partie i cili do të kandidojë për të parin e Podujevës. Kjo është bërë e ditur nga vet FJALA përmes një komunikate në të cilën thuhet se Maloku njëherësh do t’i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Podujevës.
Ja komunikata e plotë:
Mr.sci.Xhevdet Maloku – kandidat për Kryetar të Podujevës FJALA ka emëruar Xhevdet Malokun kandidat për Kryetar të Podujevës. Xhevdet Maloku është magjistër i ekonomisë. Xhevdet Maloku njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Podujevës.
Partia FJALA, Prishtinë, 16.08.2017






