Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka njoftuar se vetëm deri më 1 shtator 2017 do të jetë afati i fundit, deri kur është në fuqi Ligji për faljen e borxheve nga tatimi në pronë dhe borxheve të tjera ndaj kompanive publike, njofton Llapi.info

Me ketë ligj është paraparë falja e borxheve për periudhën 2002-2008 me kusht që të paguhet baza tatimore për periudhën 2009-2014, si pagesë e menjëhershme.

Duke pasur parasysh se deri në përmbylljen e këtij afati ligjor kanë mbetur edhe pak ditë, ftojmë qytetarët që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të përfitojnë nga ky ligj, këtë ta bëjnë në ditët në vijim, më së largu deri më 1 shtator, kur edhe skadon vlefshmëria këtij ligji.

Shfrytëzojeni këtë të drejtë ligjore që t’i shlyeni obligimet e juaja ndaj Komunës, e cila këtë ua kthen shumëfish përmes investimeve në projekte kapitale.