Lokale - eSIMy

Sonte gjatë orëve të mbrëmjes koncerti i këngëtarit Trim Ademi (Capital T) është ndërprerë nga Policia e Kosovës teksa po performonte në një nga klubet e qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar video në adresë të portalit Llapi.info arsyet e kësaj ndërprerje nuk dihen.

Ndërprerja e koncertit ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta ku të pranishëm ishin edhe Njësitë Speciale të PK- së.

Për detaje të tjera Llapi.info do ju mbajë të informuar.