Një aksident trafiku sapo ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Podujevë, raporton Llapi.info.
Llapi.info ka dalë në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku njëra e tipit “Mercedes” ka goditur një veturë tjetër të tipit “Golf 2” nga mbrapa.
Polica ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin./Llapi.info





