Llapi e ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar. Ata kanë transferuar katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrellën, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur nga vet faqja zyrtare e Llapit përmes një postimi në Facebook ku kanë shkruar se “kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me katër herë futbollistin më të mirë të Kosovës, Mentor Zhdrellën”
“Llapi dhe Llapjanët i dinë vlerat e tua, andaj ne prej teje presim shumë në rrugën tonë drejt trofeve!” , thuhet në postimin e Llapit.
Zhdrella bëhet transferimi më i madh deri më tani i afatit kalimtar.
Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit të Feronikelit./Llapi.info





