Lokale - eSIMy

Dje rreth orës 18: 44 minuta në qytetin e Podujevës është arrestuar një person pasi që të njëjtit i është gjetur një armë pa leje, njofton Llapi.info.

Deri tek arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një mos marrëveshje në mes dy femrave, me ç’rast viktima femër ka raportuar se e dyshuara femër ka tentuar ta godasë atë dhe se kunati i saj posedon një armë.

Sipas Policisë së Kosovës, njësiti policor ka konfiskuar armën AK/47 me 25 fishekë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.