Lokale - eSIMy

Mbledhja e mbeturinave nga kompanitë kontraktuese në Podujevë po i shqetëson banorët e këtij qyteti.

Ata thonë se një kompani, e që sipas tyre është kompania “Pastrimi”, gjatë mbledhjes së mbeturinave, vendin e ngjarjes nuk po e pastron si duhet. Banorët shprehen të shqetësuar pasi që sipas tyre ata po paguajnë për largimin e mbeturinave dhe jo të lihen e të derdhen rrugëve.

Për më shumë shikoni fotografitë e dërguara nga disa banorë: