Nga 1123 maturantë nga të tri shkollat e mesme të Podujevës të cilët iu nënshtruan testit të maturës, 942 prej tyre arritën ta kalojën atë ndërsa 181 dështuan, shkruan Llapi.info.
Rezultatin më të mirë edhe këtë vit e pati Gjimnazi Aleksandër Xhuvani ku prej 461 nxënësve vetëm 18 prej tyre nuk arritën ta kalojnë.
Ndërsa rezultat të dobët kishte shkolla Teknike “Fan Noli” ku prej 195 maturantëve, vetëm 78 prej tyre arritën ta kalojnë atë.
Ndërsa nga shkolla e Mesme e Lartë Ekonomike “Isa Boletini” ku 421 maturantë iu janë nënshtruar testit të maturës, 47 prej tyre nuk kanë arritur ta kalojnë atë.
Shefi i Drejtorisë së arsimit Xhevat Llugaliu për Llapi.info tha se ky rezultat është i kënaqshëm.




