Lokale - eSIMy

Dje rreth orës 04:00 të mëngjesit persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi një familje në Podujeva duke i demoluar shtëpinë, grabitur një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë, shkruan Llapi.info.

Njësitë policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar ndërsa personat janë larguar në drejtim të panjohur.

Deri tani, në raportin e Policisë thuhet se nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.