Lokale - eSIMy

Vetëm 9 nga 15 premtime gjithsej nga sa kishte premtuar në zgjedhjet e fundit lokale për Podujevën, kryetari tashmë i saj, Agim Veliu, i ka përmbushur deri më tani në këtë mandat tre vjeçar e gjysmë qeverisje, raporton Llapi.info

Kjo është bërë e ditur sot në një platformë elektronike të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në të cilën janë dhënë informacione për secilin kryetar sesa premtime ka dhënë dhe sa i ka realizuar për këto tri vite e gjysmë, sa premtime tjera janë kryer deri në gjysmë, sa kanë filluar dhe sa janë të pa filluara.

Në bazë të kësaj platforme, i pari i Podujevës, Agim Veliu nga 15 premtime që i ka dhënë në zgjedhjet e vitit 2013 i ka përmbushur vetëm 9 prej tyre.

Teksa, 6 premtimet tjera të bëra e që nuk janë plotësuar në bazë të këtyre të dhënave, 3 nga to janë gjysmë të përmbushura kurse 3 tjerat veçse kanë filluar që të përmbushen.

Të pa filluara nuk ka./Llapi.info