Lokale - eSIMy

Xhevdet Maloku kryetar i partisë FJALA -dega në Podujevë ka reaguar ndaj një postimi lidhur me fenë islame, ndaj anëtares së VV-së, Shemsie Vokrri, transmeton Llapi.info.

Maloku në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se ajo nuk e meriton të quhet zonjë, pasi sipas tij shkrimi i Vokrrit ishte qesharak dhe tendencioz.

“Fillimisht të “përgëzoj” për gabimet e shumëta drejtshkrimore, kaq edhe ke njohuri, dhe pastaj dua të të perkujtoj që okuptari serb nuk arriti të na ndërronte fenë islame edhe përkunder torturave dhe masakrave mbi popullin tonë. Duhet të të vij turp sa poshtë e hedh popullin tënd duke e quajtur “të shitur” dhe gjoja se kaq nivel ulët që janë saqë do e ndërrojnë fenë po i pagove ose i detyrove me dhunë, me të vertetë ti je turpi i shtetit tonë, si ke guxim të hudhësh vlerat e popullit tonë kaq poshtë”, shkruajti Maloku.

Sipas tij, ata shpejt e treguan fytyrën e vërtetë duke ua kthyer shpinën myslimanëve që i votuan.

“Për fund çupë, po të quaj kështu sepse aftësi mendore s’ke me shumë, pra për fund dua të të çarros për ketë festë të Bajramit me një përkujtim :
Populli i Kosovës janë mbi 96% musliman, dhe mjafton të ua lëshosh një sy pjesmarrjës masive të popullit tonë në Xhamia”, përfundoi postimin e tij Maloku./Llapi.info