Lokale - eSIMy

Në vazhdën e realizimit të projekteve të mbetura për këtë mandat qeverisës, Komuna e Podujevës sot ka përuruar edhe një projekt tjetër e që është projekti i tretë radhazi për 3 ditë, njofton Llapi.info.

Rruga e cila lidhë Lagjen e Bajgorëve në fshatin Dobratin me rrugën magjistrale Kërpimeh- Bajgorë, është përuruar sot nga i pari i Podujevës, Agim Veliu.

Veliu këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij Facebook ku ka shkruar se rruga e shtruar ditë më parë është përuruar sot së bashku me banorët e Lagjes së Bajgorëve të fshatit Dobratin./Llapi.info