Lokale - eSIMy

Sot bëhen 18 vjet nga çlirimi i Podujevës që dha shumë dëshmorë për liri, por deri tani komuna e Podujevës e udhëhequr nga Agim Veliu nuk ka vendosur shtatoren e heroit Zahir Pajaziti apo ndonjë dëshmori tjetër në qytetin e Podujeves, shkruan Llapi.info.

Ndonëse është njëri nga qyteti që dha shumti për liri, është ndër të vetmit që nuk i ka nderuar dëshmorët e kombit së paku me ndonjë përmendore.

Paratë që ishin të destinuara për të vendosur shtatoren e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, këshilltarët e LDK-së në komunën e Podujevës i ridestinuan për asfalt, kanalizim dhe sumbencione. Këtë gjë, këshilltarët nga opozita e patën kritikuar rëndë.

Kryetari i Podujevës në një përgjigje për media para një viti kishte thënë se nuk ka iniciativë nga qytetarët e Podujevës për ta vendosur një shtatore të heroit Zahir Pajazitit në Podujevë. Më tej, ati pati përmendur sheshin e qytetit duke thënë se quhet “Zahir Pajaziti” por në praktikë ai quhet “Ali Ajeti” ku tani komuna ia ka dhënë në shfrytëzim një biznesi privat.

Llapi.info gjithashtu ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra për informim në komunën e Podujevës por ata nuk janë përgjigjur në pyetjen e drejtuar ndaj tyre.

Por, kryetari i Vetëvendosjes në Podujevë Bajram Ajeti e ka quajtur oligark dhe autokrat kryetarin Veliu për mos vendosjen e shtatoreve të heronjve duke thënë se injorancën e tij, Veliu e ka shprehur me ngritjen skulpturash të insekteve në qendër të Podujevës. Më tej ai ka përmendur edhe shtatoren e veprimtarit Ali Ajetit e cila asnjëherë u vendos në Podujevë

“Dëshmori Zahir Pajaziti kulmoi gjithë lëvizjen kombëtare, dhe të mos ketë shtatore në qytetin e Besianës është fajin dhe përgjegjësinë e oligarkut dhe autokratit z. Agim Veliu. Injoraca arriti kulmit duke e vënë një foto në një mur të një ndërtese në qytet. Injorancën ndaj luftës dhe dëshmorëve të saj e ka shprehur me ngritjen skulpturash të insekteve. Pra, jo që nuk ka ngritur por edhe shkatërruar, si psh.Në shesh ka qenë ndërtuar bazamenti për shtatoren e Ali Ajetit ku janë shpenzuar mjete duke filluar punën nga një skulptor llapjan që edhe sot është e papërfunduar dhe gjendet në hapësirat e ish Fapolit.”, tha Ajeti.

Edhe shoku i heroit Zahir Pajazitit tani këshilltar në komunën e Podujevës Avni Ajeti tha se dikë po e pengon gjaku i dëshmorëve. Ajeti tregoi për Llapi.info se kishte pasur marrëveshje me Veliun për t’i vendosur shtatoret e dëshmorëve por sipas tij në një mbledhje të jashtëzakonshme ai hoqi dorë.

“Është e vërtetë që komuna nuk ka ndonjë interesim për këtë cështje. Dihen dallimet dhe në fakt sikur dikëndë po e pengon gjaku i dëshmorëve, cka kemi me ju bë atyre, lufta ka qenë për të gjithë pse nuk patën guxim me na u bashkëngjit e dinë ata vet sikurse e kam një shprehje, unë isha më ju por ju nuk ishit me ne. Unë kam pasur marrëveshje me Agim Veliun dhe duhet ti kujtohen ati se si e ka procedua në kuvend dhe cka ka kërkuar nga unë, por tani në mbledhje të jashtëzakonshme hoqi edhe njëherë dorë nga ky projekt për ndërtimin e shtatoreve”, tha Ajeti.

“Ndërsa kur bëhet fjalë për marrëveshjet tjera politike dhe tani sic dihet me një grup këshilltarësh në kuvend gjetën përkrahje për buburrecat e tjera insekte”, shtoi ai.

Ndërsa, këshilltatri komunal i AAK-së Nexhat Llumnica tha se ekzekutivi i Komunës së Podujevës sillet sikurse në Llap nuk ka pasur luftë dhe se për liri nuk është derdhur gjak ani pse celulat e para të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ishin nga Podujeva.

“Ekzekutivi i Komunës së Podujevës sillet sikur në Llapi nuk ka pasur luftë dhe se për lirinë e vetë nuk ka derdhur gjak edhe pse celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin nga kjo Komunë dhe falë gjakut jemi të lirë dhe ekziston edhe Qeverisja Komunale.”, tha Llumnica.

Lidhur me rialokimin e mjeteve buxhetore nga sheshi i Heronjve të kombit Zahirit,Hakifit dhe Ilir Konushefcit që ishin 930.000€ që të ridestinohen për rrugca sipas Llumnicës për qëllime elektorale, ai tha për rrugë e kanalizime duhet të mirren nga luksi por jo nga sheshi i Heronjëve të kombit.

“Në edhe në Kuvendin Komunal të Podujevës kemi shprehur paknaqësin për rialokimin e mjeteve buxhetore nga sheshi i Heronjve të kombit Zahirit,Hakifit dhe Ilir Konushefcit që ishin 930.000€ dhe të ridestinohen nëpër rrugica për qëllime elektorale,që në fakt Komuna e Podujevës ka nevojë të ndërtohen kanalizime,rrugë dhe infrastrukturë të ndryshme si dhe subvencione në bujqësi e blegtori por ato mjete duhet të merren në shpenzimet luksoze e jo nga sheshi i Heronjve të kombit sepse ata janë themel i shtetit dhe së fundmi është pothuajse komuna e vetme që nuk ka asnjë shtatore të Heronjve të kombit edhe pse kaluan 18 nga Lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, shtoi ai.

Ndonëse komuna e Podujevës ishte arsyetuar për largimin e parave të destinuara për vendosjen e tyre me disa kontekste tokash, gjë e njëjtë nuk kishte ndodhur kur ishin vendosur disa insekte në disa pjesë të qytetit të Podujevës.

Edhe kështilltari nga radhët e PDK-së Flakron Gashi lidhur me shtatoret e heronjve që nuk janë vendosur në Podujevë  tha se udhëheqësit e komunës nuk e njohin mirëfillilli dimensionin e lirisë ngase sipas tij, kjo nuk i atribuohet në poena politik. Gashi gjithashtu tha se po përdoren justifikime të ndryshme për të mos u realizuar një projekt i tillë.

“Shtatoret e Zahirit, Hakifit dhe Ilirit, i mungojnë qytetit të Podujevës vetëm për një fakt, mungesës së vullnetit politik për të ndërmarr një hap të tillë dhe apriori ata do të përdorin justifikime të natyrave të ndryshme për të mos realizuar një projekt të tillë. Gjendja momentale tregon që, asnjë projekt, qoftë shtatore, qoftë kompleks apo çdo gjë tjetër që lidhet me vlerat e luftës së fundit çlirimtare nuk mund ta hasësh në ndonjë pjesë apo hapësirë publike të Podujevës. Çdo projekt dhe kompleks i ke nëpër prona private, të familjeve të tyre.”, tha ai.

Me rastin e rialokimeve që u bë në muajin e kaluar nga komuna e Podujevës,buxhetin e planifikuar për shtatore e në kuvendin komunal me votat e shumicës së LDK, mjete u ridestinuan për asfaltimin e disa rrugëve, kanalizimeve dhe disa sumbencioneve në bujqësi  ku vlera e atyre mjete ishte rreth 930.000eurosh