Lokale - eSIMy

Në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në zgjedhjet e 11 qershorit në Podujevë del të jetë më i votuari bartësi i listës dhe i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti me 7,886 vota, pas tij vijnë kandidatët e propozuar nga dega e LDK në Podujevë, Fidan Rekaliu me 5,973 vota, Vezir Januzi me 4,234 vota dhe Liman Zeqiri me 3,826 vota, njofton Llapi.info.

Kryetari i FR të LDK-së, Fidan Rekaliu me votat e grumbulluara edhe në komuna të tjera konsiderohet se do të arrijë numrin e mjaftueshëm të votave për të fituar mandatin e deputetit, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për dy kandidatët e tjerë nga Podujeva.

Ndërsa, ajo që bie në sy është numri i vogël i votave të fituara nga figurat e njohura, që janë në struktura udhëheqëse të LDK-së, e që vijnë nga Llapi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ, LDK është parti fituese në Podujevë me 12,877 vota të fituara ndërsa pas saj menjëherë është Lëvizja Vetëvendosje me 10.592 vota.