Sipas rezultateve të deritashme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 24 deputetë.

Nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, AKR ka siguruar katër deputetë ndërsa Alternativa i ka dy.

Skënder Hyseni, Doruntina Maloku dhe Sabri Hamiti të tre ish-deputetë të LDK-së me prejardhje nga Podujeva nuk kanë marrë vota për të qenë deputet edhe në këtë mandat.

Kjo është lista e plotë e ish deputetëve të LDK-së që nuk do të jenë më deputet:

• Skënder Hyseni
• Sabri Hamiti
• Ali Sadriu
• Sali Morina
• Doruntina Maloku
• Muhamet Mustafa
• Nuredin Ibishi
• Njomza Emini
• Melihate Tërmkolli