Sot gjatë mesditës Llapi.info ka raportuar për rrëzimin e një vinçi i cili ishte duke u shfrytëzuar për ndërtimin e një kompleksi banesor në rrugën “Skënderbeu” në qendër të Podujevës.
Ky lajm është bërë në bazë te deklaratave të disa lexuesve të portalit të cilët edhe kanë dërguar fotografi.
Mirëpo, pas publikimit të lajmit, një gjë e tillë është mohuar nga Policia dhe pronari i kompanisë e cila është duke u marr me ndërtimin e këtij objekti.
Sipas tyre vinçi në fjalë është lëshuar ne tokë nga vet punëtorët të cilët e kanë çmontuar atë pasiqë më nuk ishte i nevojshëm ne atë pjesë të ndërtimit./Llapi.info