Elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit duket se gjithandej ka ndëshkuar figurat e vjetra politike. E këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet preliminare nga shtabet zgjedhore.
Ajo që bie në sy është numri i vogël i votave të fituara nga figurat e njohura, që janë në struktura udhëheqëse të LDK-së, e që vijnë nga Llapi.
Deputeti i të gjitha legjislaturave të deritashme Sabri Hamiti ka fituar gjithsej 500 vota, kurse Skender Hyseni 883 vota. Ndërsa, pothuajse trefishin e votave të Hamiti dhe Hysenit e ka fituar Vjosa Osmani, me gjithsej 3,402 vota.
Numër të konsiderueshëm votash në Podujevë kanë fituar edhe prurjet e reja, Lumir Abdixhiku (1,726) dhe Driton Selmanaj (1,940).
Sipas rezultateve preliminare të KQZ, LDK është parti fituese në Podujevë me 12,528 vota të fituara.