Lokale - eSIMy

Në kuadër të takimeve publike me qytetarë ekzekutivi i Komunës së Podujevës ka mbajtur dëgjim buxhetor në Lluzhan me qytetarët e kësaj zone, ku u debatua lidhur me projektet prioritare për periudhën 2018-2020 në bazë të Qarkores Buxhetore 2018/01, thuhet në kumtesën komunale, transmeton Llapi.info.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi tha se buxheti i Komunës për vitin 2018 pritet të jetë rreth 20 milionë euro, nga të cilat rreth 6 milionë euro do jenë për investime kapitale. Qytetarët pjesëmarrës në takim kanë kontribuuar me propozime konkrete të projekteve që do të futen në projeksionet fillestare të investimeve kapitale në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2018/20.

Gjatë debatit, drejtorët e drejtorive përkatëse janë përgjigjur në pyetjet dhe kërkesat e qytetarëve, si dhe kanë dhënë sqarime për mundësinë e përfshirjes së projekteve të propozuara në buxhetin e Komunës për vitin 2018.