Hapja e qendrave të votimit në Komunën e Podujevës si dhe procesi zgjedhor po shkon në rregull.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i komisionit komunal zgjedhor për në Podujevë Islam Demolli i cili për Llapi.info tha se deri tani nuk ka ndonjë gjë të pazakontë.
Megjithë këtë LVV në Podujevë ka thënë se në shkollën teknikë në Podujevë dy persona kanë tentuar të votojnë dyherë.
Lexo edhe:
Vetëvendosje në Podujevë: Në shkollën teknike dy persona tentojnë të votojnë dy herë
Ndërsa rast tjetër është paraqitur në Dumnicë ku në listat e votimit kanë figuruar emrat e personave të vdekur që para 10 viteve.
Lexo edhe:
Në Dumnicë të Podujevës ‘votojnë’ edhe të vdekurit




