Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Besianë, për Llapi.info ka treguar se sot rreth orës 11:00 të mëngjesit në shkollën Teknike F. Noli ku po mbahen zgjedhjet, dy persona të cilët kishin sprej në gishtërinjë kanë tentuar të hynë edhe njëherë të votojnë, shkruan Llapi.info.
Balaj më tej ka treguar se rast tjetër është paraqitur kur një komisioner ka bërë një ‘tik’ në një hapësirë të dikujt tjetër dhe se për këtë është kërkuar hetim./Llapi.info




