Kandidati i PDK-së nga Podujeva Naim Fetahu ka thyer heshtjen zgjedhore duke ‘sponsorizuar’ ende thirrjen për ta votuar atë ani pse nga ora 00:00 kemi hyrë në ditët e heshtjes zgjedhore, shkruan Llapi.info.
Postimi fillimisht është publikuar në faqen zyrtare të Naim Fetahut mbrëmë në ora 22:28 ndërsa duke e ditur që facebook ta mundëson sponsorizimin për së paku vetëm 24 orë, ai nuk është ndalur as sot.
Gazetari i Llapi.info, sot rreth orës 11:00 ka vërejtur se ky postim ku bëhet thirrje për votimin e Fetahut nuk është ndaluar, andaj ka kapuar atë “screenshot”
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka konfirmuar se nga mbrëmë janë ndaluar të gjitha llojet e marketingut zgjedhor. Kryeses i sekretariati të PZAP-së, Mul Desku ka thënë se personat që shkelin ligjet në fuqi do të dënohen me gjoba./Llapi.info/
FOTO:





