Lokale - eSIMy

Menaxheri i projektit për kurse falas të gjuhës gjermane në Podujevë Genc Rashti ka reaguar pas publikimit të një lajmi se Iniciativa RB ka organizuar këtë kurs duke e demantuar atë, transmeton Llapi.info.

Rashiti ka reaguar se nuk është e vërtetë që “Iniciativa Vullnetare RB” ka organizuar kursin falas për gjuhë gjermane në Podujevë. Sipas Rashitit, “Iniciativa RB” ka siguruar vetëm objektin ndërsa kursi është organizuar nga vetë Rashiti, Arben Mucolli dhe Vedat Azemi.

Më tej, Rashiti ka treguar se donator i këtij projekti ka qenë Vision Group me shumën prej 660 euro, ku 300 euro janë investua në libra, 15 euro në material shpenzues dhe pjesa tjetër për një profesor ndërsa asnjëherë nuk është përmendur që Iniciativa RB ka qenë donator në këtë.

Ky reagim vjen pas publikimit të një lajmi ku kryetari i organizatës “fantome”  e cila nuk figuron e regjistruar në komunën e Podujevës “Iniciativa RB”, Reshat Blakçori shpërndau disa mirënjohje për disa nxënës të këtij kursi duke thënë se nga tani ai është i mbyllur.

Më poshtë ua sjellim reagimin e menaxherit të projektit Genc Rashiti

Reagim

Sa i përket kursit të Gjuhës Gjermane. Nuk du të nxisë polemika por Kursi i Gjuhës Gjermane u organizu nga grupi Genc Rashiti, Arben Muçolli dhe Vedat Azemi. Iniciativa Vullnetare e ka siguru vetëm objektin shkollës së mesme teknike Fan S. Noli.

Vision Group ka qenë donator ka ndihmua me 660 euro, ku 300 euro janë investua në libra, 15 euro në material shpenzues dhe pjesa tjetër për një profesor.

Këta ishin pjesëmarrësit në këtë projekt, mbyllja e projektit u bë me datën 04.06.17 sipas planit të projektit me fjalimet e stafit.

Duhet të mësohemi të mos përfitojm në kurriz të rinisë dhe punës së tyre. Të reagojm të gjithë si të rinjë mos të lejojm të jemi vetëm numra.

I falenderoj përsëri grupin punues që punoj pa-pagesë.

Shihemi në sukses

Genc Rashiti