Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot nga ora 21:15 në kafiterinë “Barcode caffe” do të mbajnë një ndejë me të rinjtë e Podujevës ku gjithashtu do të qëndrojnë kandidatët për deputet Donika Kadaj Bujupi, Bajram Ajeti, Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Shemsi Vokrri dhe Valbona Ajeti.
“Kjo ndejë bëhet në përmbyllje të fushatës”, thuhet në njoftimin e degës së LVV në Besianë.
Më tej kjo Lëvizje i ka thirrur përkrahësit dhe anëtarët e kësaj partie që tu bashkëngjiten.




