Lokale - eSIMy

Këshilli i Bashkësisë Islame të Podujevës së bashku me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë kanë shpërndarë sot në Podujevë 150 pako me ndihma ushqimore për familjet sociale, transmeton Llapi.info.

Përfitues të kësaj ndihme ishin 150 familje që janë raste sociale e që janë të evidentuar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës.

Vlera e këtyre pakove ushqimore arrin shumën 6000 Euro. KBI do të vazhdojë aksione të tilla të ngjashme jo vetëm gjatë Ramazanit por edhe pas tij./Llapi.info