Lokale - eSIMy

Besnik Tahiri është Magjistër i Shkencave të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar. Ai këto studime i ka mbaruar me performancë të lartë në Angli, në Universitetin e Birmingham-it.

Është themelues dhe për 9 vite ka drejtuar institutin më të rëndësishëm në fushën e politikave publike dhe qeverisjes lokale.

Ka qenë këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar.
Puna e tij është fokusuar në çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale. Në ngritjen e tij të vazhdueshme profesionale, vlen të veçohet eksperienca në sferën e qeverisjes lokale në Kosovë.

Përmes punës në organizata ndërkombëtare zhvillimore siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), ai kanë ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në rajon, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

Ka menaxhuar 14 qendra për organizata joqeveritare në të gjithë Kosovën, të cilat kanë qenë në funksion të zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme në fushën e zhvillimit lokal dhe demokratizimit.

Është i specializuar në fushat e menaxhimit dhe komunikimit strategjik. Ka të publikuara një numër të konsiderueshëm të punimeve akademike, që ndërlidhen me qeverisjen efektive në nivel komunal.

Është anëtar i Asociacionit së Ekspertëve Botërorë të UNDP-së për Çështje të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Lokal ; Si dhe Anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Zhvillimit me seli në Kanada.

Z. Tahiri është përfitues i bursës prestigjiozetë ”Chevening”, që ipet për liderët e ardhshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe (2004). Është përfituesi i parë i bursës për studime hulumtuese nga Kosova, ofruar nga Fondacioni OSI/LGI, me seli në Budapest (2008/9).

UNDP ka përfshirë në listën globale të ekspertëve të qeverisjes lokale “Democratic Governance Local Governance and Local Development Experts” (2013).

Është në garë për deputet dhe vjen para jush me platfomën ‘një zotim për tranformim’

Artikull i sponsorizuar