30 fermerë nga Podujeva të kulturave të ndryshme si mjedra, aronia, speci, karrota e molla janë subvencionuar sot nga Komuna me sistemin e ujitjes pikë- pikë, shkruan Llapi.info.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, i cili u dhuroi fermerëve këto pajisje tha se ndihemi krenar që të gjithë ata që kanë aplikuar janë përfitues dhe se që nga java e ardhshme edhe 230 fermerë tjerë do të marrin këtë sistem të ujitjes.
“Sot bëhet shpërndarja e e sistemit të ujitjes për 30 fermerë në kultura të ndryshme siç është mjedra, aronia, speci karota, molla; dhe 230 fermerë tjerë që janë përfitues, nga java e ardhshme do ta marrin sistemin e ujitjes. Ka qenë një projekt i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 130 hektarëve me sistemin e ujitjes. Ndjehemi krenar që të gjithë ata që kanë aplikuar janë përfitues. Shpresojmë t’ia shohin hajrin dhe me këtë të rritet sipërfaqja e mbuluar me sistemin e ujitjes në forma të modernizime” tha Fetahu.
Kurse, Zëvendësministri në largim i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, tha se Ministria e Bujqësisë është duke punuar cdo herë që të bëj një punë më të mirë për bujqit kjo pasiqë sipas tij ata janë janë një shtresë fisnike e shoqërisë tonë.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural çdo herë ka parasysh dhe është duke punuar shumë që të bëj një punë të mirë për ju bujqit sepse çdo herë e kam thënë dhe po e them prapë para jush se ju jeni një shtresë që neve po na motivoni edhe më shumë. Jeni një shtresë fisnike e quaj ashtu gjithmonë sepse ju jeni duke punuar shumë në zhvillimin bujqësisë në përgjithësi. Në krijimin e kulturave të reja që tashmë janë atraktive në vendin tonë si mjedra, aronia, dredhëza por sot është e kërkuar edhe një kulturë që është arra” tha Januzi.
Tenderin për shpërndarjen e këtyre subvencioneve e ka bërë Sh.P.K “LIRIA”./Llapi.info









