Është kandidati më i ri në moshë për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe si i tillë Fidan Rekaliu synon që të ua hap rrugën të rinjve duke punuar për liberalizimin e vizave.
Rekaliut thot se qëllimi i LDK-së është që të kemi liberalizim të vizave që të rinjtë tanë të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në Evropë, të kenë mundësi të studiojnë jashtë vendit dhe ato njohuri t’i sjellin në Kosovë.
Ndërsa për ata që studiojnë në Kosovë Rekaliu i siguron që puna praktike do t’u paguhet kudo çoftë, në institucione shtetërore apo ndërmarrje private.
“Studentët që përfundojnë studimet në Kosovë do të kryejnë punë praktike me pagesë çoftë në institucione shtetërore apo ndërmarrje private për një vitë të plotë” ka thënë Rekaliu.
Fidan Rekaliu është kandidat nga radhët e LDK-së dhe ka numrin 11




