Frymën Rugoviane që e ndjek e paraqet gjithmonë. Ndërsa punën që e bënë me të rinjtë e shfaq çdoherë.

Miqësia, puna dhe vullneti si virtytet e tij drejt një të ardhme më të mirë të cilat e kanë ndërlidhur me këtë frymë, kanë bërë që Fidani të jetë më i votuari në zonën e Llapit nga të gjitha partitë politike në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Fidan REKALIU u lind në Podujevë ku tani edhe jeton. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje, për të vazhduar me studime në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, dega Shkenca Politike dhe Administrim publik .

Studimet pasuniversitare është duke i ndjekur në lëmin e Politikave të BE-së.

Rekaliu tani është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së me numër 11.

Në  zgjedhjet e Forumit të Rinisë së LDK-së  të vitit 2009, është zgjedhur kryetar i Nëndegës së Qytetit, kurse në vitin 2011 është zgjedhur kryetar i Rinisë së Degës së LDK-së në Podujevë. Po ashtu, në zgjedhjet e nivelit qendror të Rinisë së LDK-së në vitit 2012 është zgjedhur nënkryetar i Rinisë së LDK-së.

Nga viti 2008 Fidan Rekaliu ka qenë anëtar i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi-EVSB

Në zgjedhjet e LDK-së të vitit 2015 është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë.

Aktualisht, Fidan Rekaliu  është këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës si dhe kryetarë i Forumit të Rinisë së LDK-së në nivelin qendror dhe degës në Podujevë.