Lokale - eSIMy

Stafi i kopshtit “Engjujt” në Podujevë sot për ditën e fëmijëve u kanë dërguar ushqim dhe lodëra fëmijëve me gjendje të rënde ekonomike, njofton Llapi.info.

Drejtoresha e këtij kopshti Bukurie Sopa për Llapi.info tha se duke e parë se jo të gjithë fëmijët kanë mundësi ta festojnë këtë ditë me anë të këtij aksioni kanë menduar t’u qëndrojnë afër këtyre fëmijëve.

“Sot ishtë një ditë feste për mbarë fëmijët por jo të gjithë kanë mundësi të gëzohen. Fëmijët festuan dhe ne si staf i Kopshtit menduam për fëmijët me kushte të rënda ekonomike dhe për fëmijët jetim. Ne ishim pranë tyre pasi ata nuk kanë mundësi të jenë pranë nesh”, tha Sopa.

Në Podujevë gjithashtu ka pasur një organizim nga Komuna e Podujevës për ditën e fëmijëve