Një grumbull i madh i mbeturinave është mbledhur në afërsi të mullirit të Mullisit tash e disa muaj ndërsa askush deri tani nuk ka ndërmarrë diçka për t’i larguar, qoftë nga komuna apo qytetarët.
Banorët e asaj ane po ankohen se këto mbeturina po i hedhin qytetarët të cilët nuk jetojnë në këtë pjesë përderisa këto mbeturina po i shohin të rrezikshme pasi që sipas tyre aty janë hedhur edhe materie të rrezikshme.