Kryetari i Podujevës Agim Veliu ua ka uruar besimtarëve mysliman muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Veliu shkruan se ky muaj është i solidaritetit, sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit.
Urimi i plotë:
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar!
Ramazani është muaj i solidaritetit, i sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit.
Çoftë ky muaj i begatisë, mirëqenies dhe harmonisë në familjet tona.




